Sindikata, greva e kantierit detar – (16 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pesë ditë grevë urie dhe mbi 20 të tjera grevë pa afat e punonjësve të Kantierit Detar Durrës. Sot Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Xhevdet Lubani denoncon indiferentizmin e shtetit dhe strukturave të tij për grevën e punonjësve. Është koha e aksionit sindikal, greva e urisë e sindikalistëve durrsak është një protestë që paralajmëron shkallzimin intensiv të protestës së punonjësve në të gjithë vendin.
Këshilli Kombëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërise kërkon që shteti të mos bëhet përkrahës i një bordi të emëruar nga pala polake por e pjesës së saj që përfaqesohet nga punonjësit shqiptarë, të shqetësuar për fatin e punës së tyre. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ju bën thirrje të gjithë strukturave të saj në qendër dhe rrethe që me të gjitha format të solidarizohen në mbështetje të grevës së urisë të kantierit detar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti