Sindikatat e Pavarura, Fatmir Musaku – (21 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura me një emër tjetër drejtuesi. Fatmir Musaku paraqitet sot disa ditë më pas kur Xhevdet Lubani kundërshtari i tij deklaroi fitoren në Gjykatën e Faktit si drejtues i vetëm i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Sot Musaku denoncon trupin gjykues për këtë vendim.
Sipas Musakut Sindikata e tij është e vetmja e cila gëzon edhe status. Dokumentat që janë paraqitur në Gjykatë sipas Musakut kanë qenë të panoterizuara edhe fotokopja e tyre. Madje presidenti Musaku i ka dërguar prokurorisë së rrethit një sërë akuzash ndaj Xhevdet Lubanit, i cili ka zhdukur të gjithë dokumentacionin e Bashkimit Sindikal.
Por Sindikata me anëtarët që drejton Musaku janë të vendosur për nxjerrjen e së vërtetës dhe për të punuar për përmirësimin e problemeve sociale, mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, rritjen e pagës së tyre. Fatmir Musaku i drejtohet Presidentit, Këshillit të Lartë të Drejtësisë të vërtetojë dosjen e vërtetë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti