Sindikatat e Pavarura në konferencë (23 tetor 1998)


Sindikatat e Pavarura në konferencë (23 tetor 1998)

13:03 23/10/1998

“Sindikatat janë të pavarura nga forcat politike prandaj duhet të njihen si të tilla”-

kështu është shprehur Kryetari i Përgjithshëm i sindikatave Fatmir Musaku. Ai ka bërë një përshkrim të problemeve që ka sindikata në gjendjen social – ekonomike në vend. Kjo sindikatë ka bërë takim edhe me Ministrin e Punëve Kadri Rrapi, ku i kërkon një tryezë me të gjitha sindikatat. Njëkohësisht ata i kanë kërkuar dhe stimulimin e prodhimit të brendshëm nëpërmjet politikës doganore e cila është një domosdoshmëri. Ministria për sindikalistët duhet të hapë shkolla për të specializuar punëtorët e fushave të ndryshme.  Me pak fjalë ata kërkuan që krahas shtetit të marrë pjesë dhe sindiata.

Pamje sindikatat kryetari Fatmir Musaku konferencë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme