Sindroma e Ballkanit, uraniumi i varfëruar në Kosovë – (7 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sindroma e Ballkanit po diskutohet gjithnjë e më tepër nëpër kancelaritë europiane. Kryeministri portugez Guterres, ka urdhëruar nisjen e një grupi shkencëtarësh në Kosovë, të cilët sot kanë arritur në Klinë. Shkencëtarët portugez po analizojnë ujin, tokën dhe perimet. Gjithashtu ata kanë marrë kontakte me civilë, personelin mjekësor, si dhe trupat ushtarake të NATO-s, që janë të përqendruara në Klinë.
Mbërritja e tyre sot në Klinë, vjen pas deklaratës së djeshme të zëdhënësit të OKB-së, i cili deklaroi se nga 11 qendra të bombarduara në Kosovë, 8 prej tyre kanë dalë të prekura nga uraniumi i varfëruar. Veç Italisë me 8 viktimat e saj është edhe Spanja e cila ka deklaruar po kaq raste.
NATO e ka kundërshtuar lidhjen që pretendohet nga europianët mes sëmurjes me leucemi të ushtarëve dhe uraniumit të varfëruar të përdorur gjatë luftërave në ish-Jugosllavi./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori