Singapori njeh pavarësinë e Kosovës


Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

15:45 01/12/2016

Singapori ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Faceboook.

Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në New York. Tani numërojmë 113 njohje. Urime

”,shkruan Hoxhaj./ tvklan.al






Të ngjashme