Sinjal nga 19 miliardë kilometra larg
NASA lidhet me sondën që po udhëton jashtë sistemit tonë diellor
Sonda Voyager përgjigjet nga hapësira. Aktualisht ndodhet 18.8 mld km larg nesh, dhe pas sinjalit të dërguar nga përgjegjësit e misionit këtej nga Toka, ka konfirmuar marrjen e tij dhe ka zbatuar komandat normalisht.
Kjo sondë është larguar nga Toka në vitin 1977, dhe në vitin 2018 doli jashtë Sistemit Diellor. E vetmja antenë në botë, në gjende të komunikojë me të është Deep Space Station 43 e Nasës që ndodhet e pozicionuar në Australi. Kjo antenë ishte jashtë funksionit që prej muajit mars, për shkak të punimeve në të dhe riinstalimit dhe përditësimit të disa pjesëve të saj. Kështu me vendosjen e një transmetuesi të ri radio që u ndërrua pas mbi 40 vjetësh, rinisi komunikimi që rezultoi i suksesshëm.
Gjatë udhëtimit të saj sonda Voyager, në vitin 1989 teksa ndodhej në afërsi të hënës se Neptunit, Triton, pësoi një devijim të trajektores, gjë që ishte e paparashikuar. Me drejtimin e ri që ka marrë, vetëm njëra prej antenave në tokë arrin të transmetojë frekuencën e duhur dhe sinjalin aq të fortë sa që të arrijë t’i japë ende komanda e të komunikojë me të.
Klan Plus