Sinjali i TV Klan në Gjirokastër (22 Maj 1999)


Sinjali i TV Klan në Gjirokastër (22 Maj 1999)

15:01 22/05/1999

Prej disa kohësh Televizioni Klan transmeton edhe për banorët e qyteteve më jugorë të Shqipërisë. Por prej ditës së djeshme Televizioni Klan shikohet jo vetëm në të gjithë Gjirokastrën por dhe në të gjithë zonën e Dropullit, në Kakavijë si dhe në të gjithë fshatrat e Greqisë dhe Janinës. Kjo u bë e mundur pas vendosjes së një tjetër transmetuesi në pikën e Gjirokastrës.

Kështu tani banorët e zonës nga Gjirokastra e deri në jug nuk duhet t’a kërkojnë Tv Klanin në kanalin 34 ndërsa banorët e qyteti Memaliaj, Tepelenë do vazhdojnë t’a shohin si më parë në kanalin 22. Tani grupi i specialistëve tanë përforcuar dhe më inxhinierë nga Italia po punon për përfundimin e instalimit të sistemit Radio transmetuesve për zonën e Shkodrës dhe Korçës ku sipas projekteve mendohet të përfundojnë në fund të muajit Qershor. Kështu Televizioni Klan është dhe pranë mbulimit të gjithë Shqipërisë me sinjal duke qënë i pari televizion i pavarur kombëtar./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme