Sinoptikanët: 3-4 cm dëborë në Tiranë dhe Durrës


Sinoptikanët: 3-4 cm dëborë në Tiranë dhe Durrës

20:10 13/02/2021

Zbardhet Dajti, reshjet përfshijnë edhe Tiranën

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe kryeqytetin.

“Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në kryeqytet kanë nisur reshjet e dëborës. Kryeqytetasit i janë gëzuar bardhësisë në vitin 2018, por sinoptikanët thonë se reshjet e këtyre ditëve do të arrijnë deri në 4 cm”.

Ndërsa mali i Dajtit u zbardh që në mesditë nga dëbora. Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të rënden pas borës.

Por reshjet e dëborës nuk do zgjasin për shumë ditë në të gjithë territorin.Temperaturat në zonat malore do të shkojnë afro -20 gradë Celcius. Kjo situatë me mot të acartë do të zgjasë për afro një javë, më pas temperaturat do të rikthehen në vlerat normale për muajin Shkurt.

Tv Klan






Të ngjashme