Sinoptikanët : Asnjë ditë e majit nuk do të jetë për plazh!


Sinoptikanët : Asnjë ditë e majit nuk do të jetë për plazh!

15:14 01/05/2017 https://youtu.be/NPNPW_UOW7s

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar prej disa vitesh, maji këtë herë nuk do të jetë një muaj i ngrohtë.

Sipas parashikimeve, mëngjeset dhe darkat do të jenë të freskëta, dhe asnjë ditë nuk do të jetë e favorshme për plazh.

parashikuesit e motit na thonë se maji do të sjell, shi herë pas herë deri në fund të tij.

Por shiu nuk do të jetë i pisët si ai i disa ditëve me pare. ky fenomen sipas sinoptikaneve ndodhi si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Saharaja, që sëbashku me të nxehtin sollën edhe grimcat e pluhurit.

Tv Klan

 






Të ngjashme