Përmbytet Durrësi, probleme në porte


Përmbytet Durrësi, probleme në porte

15:30 20/11/2018

Durrësi u përmbyt sërish nga reshjet e shiut. Rruga paralel me shëtitoren “Taulantia” kishte këtë pamje në orët e mbrëmjes.

E njëjta panoramë edhe në aksin pranë Velierës. Uji vërshoi në rrugët kryesore duke krijuar probleme në qarkullim.

Gjatë paradites kapiteneria e porit të Durrësit pezulloi lundrimet e anijeve të peshkimit, por tragetet vijuan normalisht itinerarin edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Dalja në det nga porti i Vlorës mbeti e bllokuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Trageti Brindisi-Vlorë u  ankorua me vështirësi mëngjesin e së martës, si pasojë e dallgëve të forta.

Sinoptikanët thonë se orët në vijim do të jenë të vështira përsa i takon jugut të vendit.

Moti do të përmirësohet vetëm pas mesjavës, por sërish reshjet e shiut do të jenë prezent deri ne fund të Nëntorit.

Tv Klan






Të ngjashme