Sinoptikanët: Të mërkurën rikthehen temperaturat e larta
Rreshjet e shiut dhe stuhitë kanë përfshirë thuajse gjithë territorin e vendit.
Duke qenë se jemi në mesin e verës, rrebeshet e shiut kanë zënë të papërgatitur shumë qytetarë në kryeqytet.
E hëna ka sjellë jo vetëm rrebeshe shiu, por edhe stuhi tropikale në kryeqytet, duke gjeneruar 4mm shi dhe shpejtësi ere 65km/sec.
Ky mot i pazakontë ka ndikuar negativisht edhe në sezonin turistik. Bregdeti i Shëngjinit, prej dy ditësh është boshatisur.
Por ka patur edhe nga ata që kanë shijuar detin duke sfiduar uljen e temperaturave dhe rrebeshet e shiut.
Rreshjet e shiut sollën e rëndim të trafikut në qytetin e Lezhës.
Ndërsa në qytetin e Elbasanit, stuhitë e shiut kanë çuar në përmbytjen e disa rrugëve, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.
Përmbytjet kanë përfshirë edhe disa banesa.
Sinoptikanët thonë se stuhitë e këtyre ditëve janë ndikuar nga temperaturat e larta, në javën e shkuar. Ata parashikojnë se e mërkura do të sjellë sërish përmirësim të motit dhe ditë me diell të nxehtë.
Tv Klan