Sipërfaqja e gjelbëruar e munguar në Tiranë (7 Nëntor 1999)
Tetë milion dollarë është përllogaritur vlefta e dëmtimeve të elementëve dekorative në këto vitet e fundit në qytetin e Tiranës, si pasojë e zënies së territoreve të gjelbëruara nga ndërtimet me dhe pa leje. Sipas specialistëve sipërfaqja e gjelbëruar në vitin 1989 ka qënë afërsisht 4 milion metër katror, ndërkohë që në vitin 1999 arrin të pakësohet në 2 milion metër katror.
Edhe ato pak pemë disavjeçare të mbjella nëpër lulishte u keqtrajtuan. Në vend të plehut rritës u hodhën llaç dhe tulla vdekjeprurëse. Pra këto janë humbje të llogaritura në shifra për pak vite vetëm në kyeqytet. Por edhe një ditë më erë Tiranës i kushton shumë. Përveç të ftohtit që sjell ajo dheu, plehrat dhe pluhuri të fshehura më parë lulëzojnë në sheshet e saj.
Pra e nesërmja sjell më shumë punë ku krerët e Ndërmarrjes së Gjelbërimit synojnë shtim të sipërfaqes së gjelbër në pesëvjeçarin e parë të shekullit të ri. Ka filluar një studim kompleks për njohjen e gjendjes dhe shqyrtimin e mundësive në mënyrë që sipërfaqja e gjelbëruar nga 5 metër katror për banorë në vitin 2005 të shtohet në 8 metër katror për banor, minimalisht e pranueshme./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti