Siri, 23 viktima nga bombardimet në qytetin e mbrojtur nga rebelët
Të paktën 23 persona mbetën të vdekur nga sulmet ajrore në qytetin Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Sipas mediave të huaja, bombardimet janë kryer nga avionët luftarakë rusë, por Moska e mohoi autorësinë e operacionit. Idlibi ruhet nga forcat rebele, kundërshtare të regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Tv Klan