Sirianët drejt Shqipërisë/ INSTAT: Rritet numri i azilantëve të huaj në Shqipëri


Sirianët drejt Shqipërisë/ INSTAT: Rritet numri i azilantëve të huaj në Shqipëri

06:09 25/01/2018

Shqiptarët kanë humbur vendet e para, por sërish janë në listën e dhjetë shteteve të origjinës për azilkërkuesit në Holandë, listë që e kryesojnë sirianët, eritreasit, afganët dhe para shqiptarëve janë gjeorgjianët dhe turqit.

Gjatë vitit 2017 shifrat kanë rënë ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara sipas raportit të Ministrisë holandeze të Çështjeve të Drejtësisë dhe Sigurisë. Në total janë 365 shqiptarë që kërkuan azil në Holandë në vitin 2017 nga 1.664 në vitin 2016 dhe 1.005 persona në vitin 2015.

Shqetësim tjetër mbeten 30 fëmijët e pashoqëruar shqiptarë që aplikuan për azil në Holandë, numër i njëjtë edhe në vitet e mëparshme. Edhe në renditjen evropiane Shqipëria ka humbur disa pozicione duke u renditur pas Sirisë, Afganistanit, Irakut e Nigerisë me 24.875 azilkërkues.

Shqiptarët ikin dhe vendin tonë e preferojnë shtetasit nga Iraku, Siria dhe Afganistani, në total 240 persona në 2016, shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 126%, krahasuar me 2015. Aplikuan për azil në Shqipëri rreth 130 sirianë dhe 60 afganë.

Burimi: Klan Plus






Të ngjashme