Sirianët hapin televizion në Turqi


Sirianët hapin televizion në Turqi

22:45 06/08/2019

Refugjatët organizohen dhe integrohen në vendin që i strehon

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan kërcënon shpesh Bashkimin Europian se do të largojë nga Turqia rreth 3.5 milionë refugjatët sirianë që ndodhen në vendin e tij. Po ashtu edhe turqit disa herë kanë dalë në sheshe kundër tyre.

Por sirianët e konsiderojnë veten tashme si komunitet në territorin turk. Së fundmi ata kanë hapur kanalin e tyre televiziv Suriye Tv me qendër transmetimi në lagjen Sefakoy në Stamboll.

Televizioni nisi si iniciativë e 15 gazetarëve sirianë dhe tashmë numëron 200 punonjës, shumica prej tyre profesionistë.  Suriye Tv transmeton vetëm në internet, ndërsa ka rrjet gazetarësh në qytetet turke ku jetojnë numri më i madh i refugjatëve sirianë. Kanali ka gjithashtu 3 korrespondentë në vende të Evropës dhe një në Uashington. Sipas drejtuesve të televizionit, shumë shpejt do të transmetojë edhe në rajonet që nuk janë nën regjimin e Assadit në Siri ndërsa kanali i ri televiziv flet edhe në gjuhën turke.

Suriye Tv sjell lajmet më të fundit nga lufta në Siri si dhe jetesën e refugjatëve sirinë në Turqi.

Klan Plus






Të ngjashme