Sistem i ri për pagesat e parkimit, me mesazh nga celulari


Sistem i ri për pagesat e parkimit, me mesazh nga celulari

14:28 07/02/2017 https://youtu.be/eaW3LwI_F2E

Drejtuesit e mjeteve që do të parkojë në qendër, do ta paguajnë me anë të celularit Bileta e parkimit në qendër  të Tiranës tashmë do të paguhet nëpërmjet një mesazhi në celular. Projekti pilot për qendrën u prezantua nga kryebashkiaku gjatë analizës vjetore të “Tirana Parking”

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë:

Duke çuar numrin e targës tek 50 500 do të kesh të mundur të paguash parkingun për një orë. 10 minuta përpara se të përfundojë koha e parkimit do të vijë një SMS i cili do të thotë, mund ta lëvizësh makinën sepse po të përfundon parkimi ose duhet të çosh edhe një SMS tjetër nëse do të paguash edhe për një orë tjetër.

Pagesat do të monitorohen nga inspektorët nëpërmjet një tableti. Të ardhurat e mbledhura nga parkimi, do të shkojnë për blerjen e pemëve të pyllit orbital. Kryebashkiaku foli edhe për trafikun, teksa  apeloi që të përdoret transporti urban.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë:

Autobusët shumë shpejt do të pajisen me biletë elektronike dhe ku siç e kemi parë kemi pasur një shtim të flotës. Dje shtuam flotën për unazën. Sot mund të them që gjendja në unazë nuk është perfekt, por është dita me natën me ç’kemi pasur.

Veliaj foli edhe për hapen e terminaleve të rinj të cilët do të ndihmojnë në zgjidhjen e parkingjeve për shërbimin e transportit ndërqytetës, edhe atë ndërkombëtar./ TV KLAN






Të ngjashme