Sistem i ri testimi në qendrën e gjakut
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është pajisur me një sistem të ri testimi, e cila jo vetëm redukton kohën e pritjes së analizës, por edhe shton sigurinë e gjakut.
Apelit për më shumë gjak në ditën e dhurimit vullnetar, iu bashkua edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. E ndërsa Kryeministri Rama, traditën e tij të dhurimit të gjakut që nga koha kur drejtonte bashkinë, e ka importuar edhe në Kryeministri.
Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq, gjatë këtij viti janë mbledhur 3000 qese gjak, prej të cilave 1500 vetëm në kryeqytet.
Tv Klan