Sistemi doganor, Anastas Angjeli – (17 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rreth 100 punonjës të sistemit doganor janë implikuar në veprimtari të paligjshme të trafikut dhe kontrabandës. Kështu ka deklaruar sot kreu i financave Anastas Angjeli në analizën 9 mujore të punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke u bazuar në të dhënat e departamentit operativ hetimor dhe shërbimit sekret brenda dhe jashtë vendit.
Ndërkohë faktet e grumbulluara janë në dorën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Ardian Maçi i cili do marrë dhe masat përkatëse. Ministri Angjeli nuk ka nguruar të propozojë për pushime nga puna dhe vërejtjë me paralajmerim për disa drejtues e punonjës të doganave, në Drejtorinë e Përgjithshme, Doganën e Tiranës dhe të rretheve te tjera.
Duhet më shumë punë e përgjegjësi, tha Angjeli, më shumë përgjegjësi për të arritur një koncept bashkëkohor të organizimit dhe drejtimit të doganave. Ndërkohë është vënë re pas 9 muajve punë realizimi i planit doganor. Por sipas drejtorit Maçi doganat duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar rreth 14 miliard lekë plus deficitit të krijuar deri tani./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego