Sistemi elektoral në Itali, gara mes dy koalicioneve – (14 Maj 2001)


Sistemi elektoral në Itali, gara mes dy koalicioneve – (14 Maj 2001)

10:29 14/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kësaj radhe zgjedhjet e përgjithshme italiane ishin një ndeshje mes dy koalicioneve, koalicionit të qendrës së majtë dhe koalicionit të qendrës së djathtë, të cilët paraqitën kandidatët e vetë për kryeministër. Kësaj radhe zgjedhjet ishin një ndeshje mes kryetarit të partisë së djathtë Forza Italia Silvio Berluskonit me ish-kryetarin e bashkisë së Romës Francesko Rutellin, kandidat i së majtës.

Italia ka një sistem shumë të komplikuar votimi. Në radhë të parë duhet që fituesi të ketë shumicën në të dy dhomat e parlamentit, në dhomën e ulët dhe në senat, me qëllim që qeveria që do të dalë pas zgjedhjeve të mund të mbijetojë. Gjithashtu 75% e vendeve në të dy dhomat e parlamentit ndahen në bazë të sistemit mazhoritar, ndërsa 25% e vendeve që mbeten ndahen me sistemin proporcional. Në bazë të ligjit italian, zgjedhjet lokale zhvillohen në të njëjtën kohë me ato parlamentare./tvklan.al






Të ngjashme