Sistemi i kreditimit të bankave, në krizë (11 Janar 1999)
Kush kërkon sot që të blejë një shtëpi apo një dyqan nuk mund të shpresojë shumë në ndihmën e bankave për kredi. Kriza që po kalon sistemi i kreditimit të bankave të huaja që operojnë në Shqipëri, mblodhi sot në një konferencë të ideuar nga Agjensia Shqiptare për Zhvillimin Ekonomik, specialistë të kësaj fushe, bankierë dhe biznesmenë.
Por cili është shkaku kryesor i këtij frenimi të linjave të kreditit në banka këto dy vitet e fundit. Sipas Fiqiri Bahollit, drejtori i Politikës Monetare pranë Bankës së Shqipërisë, rol parësor frenues luan situata ende e pastabilizuar e rendit në vend. Një shkak tjetër sipas tij është dhe paaftësia e sektorit privat për thithjen e kredive bankare./tvklan.al