"Sistemi" i rrugorëve, viktima edhe zyrtarët e deputetët
"Sistemi" i rrugorëve, viktima edhe zyrtarët e deputetët
Shpërndaje
15:47 15/01/2014Deputeti Shpëtim Idrizit i duhet t’i mbajë në makinë këto mandate arketimi për gjobat që ka paguar. Përndryshe rrezikon që policia rrugore t’i bllokojë lejen e qarkullimit ose edhe vetë automjetin.Kjo pasi ndonëse ai i ka paguar gjobat që me 10 janar, në sistemin e policisë rrugore figurojnë edhe sot si të papaguara.Nëse makina e tij do të ndalohej nga policia rrugore, çdo efektivi do t’i rezultonte se makina e kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është debitore.Këtë mund ta verifikojë në faqen e internetit të policisë së shtetit kushdo që disponon të dhënat e automjetit të tij, targën dhe numrin e shasisë.Në sistem janë ende 4 gjoba të papaguara për ndalim qëndrimi dhe pushimi të mjeteve, me vlerë 5 mijë lekë.Shpëtim Idrizi nuk është i vetmi deputet që rezulton me gjoba të papaguara, ndonëse i kanë shlyer detyrimet.