Sistemi VAR në një ndeshje zyrtare në Angli


Sistemi VAR në një ndeshje zyrtare në Angli

15:11 09/01/2018

Sistemi VAR u përdor për herë të parë në një ndeshje zyrtare edhe në Angli. Brighton mundi me rezultatin 2 – 1 Crystal Palace në takimin e FA Cup. Dinamika e golit vendimtar u qartësua falë teknologjisë, duke e kaluar me sukses provën e parë. 

“Në fillim mendova se sulmuesi e preku topin me dorë, por duhet t’i përgëzoj sistetim VAR që ndihmoi me përsëritjen. Nëse do të ishte anuluar një gol për ekipin tim në një rast të ngjashëm, do të isha zhgënjyer”, tha Roy Hodgson, trajner i Crystal Palace.

Gjyqtari kryesor nuk shkoi për asnjë çast te monitori anash fushës, por komunikoi falë kufjeve me sallën e vëzhgimit. Një tjetër eksperiment ishte ai në miqësoren mes Anglisë dhe Gjermanisë në muajin nëntor.

Sistemi VAR po përdoret në disa kampionate të rëndësishëm si ai italian dhe gjerman, ndërsa pritet të merret një vendim nëse do të jetë pjesë e finaleve të Botërorit 2018.

Tv Klan






Të ngjashme