Situata e COVID, SHBA raporton mbi 155 mijë raste të reja
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga COVID-19, ku numri i viktimave dhe rasteve të reja po shtohen dita ditës.
Edhe gjatë orëve të fundit në SHBA, situata vijon të jetë kritike, pasi janë regjistruar më shumë se 155 mijë e 596 raste të reja me COVID-19.
Po ashtu sipas Universitetit Johns Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dhe 1 mijë e 189 viktima.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA është 13,244,417dhe është vendi me më shumë raste në raport me popullsinë, ndërsa viktima deri tani janë 266, 47 viktima.
Në renditjen botërore në vend të dytë është India që ndiqet nga Brazili, Rusia e Franca./tvklan.al