Situata e refugjatëve tek kampi i pishinave (30 Prill 1999)


Situata e refugjatëve tek kampi i pishinave (30 Prill 1999)

12:24 30/04/1999

Është folur gjatë për rend dhe qetësi tek kampingjet e të ardhurve. Pas largimit nga zhurma e armëve dhe bombardimeve, ata ndihen vërtet të qetë nga ana fizike pasi ana shpirtërore ata janë të vrarë. Të vendosur më shumë se një muaj këtu,janë mësuar me njëri- tjetrin. Madje kanë krijuar dhe lagjet e tyre.

Shumë postoblloqe për të arritur deri tek të ardhurit për t’i vizituar. Nga pamja e jashtme çdo gjë shkon mirë. Por një natë më parë një zënkë apo lojë mes një të ardhuri dhe rojës së Aneksit të Pishinave që ka strehuar mbi 500 njerëz, ka prishur qetësinë e tyre dhe ka rritur frikën për ditët në vijim. Ja çfarë tregon një komandant i vendsur në këtë kamp:

Komandanti: Polici që shërbente ishte i moshës së tretë. Nuk e mohoj seriozitetin e tij por mes seriozitetit kishte dhe lëvizje të pakontrollume, ku disa moshatarë të tij jo me uniformë, shoqëroheshin me të. Fajtorë s’mund të lë asnjërën pale se unë s’ndaj drejtësinë këtu. Shteti duhet të interesohet për këto probleme që këtu të vijnë njerëz që janë më serioze. Që gjatë shërbimit me uniformë mos ta keqpërdorë uniformën. Kjo është detyra e shtetit, unë e mendoj.

Këto janë shenjat e plumbave që për fat nuk kanë marrë jetë njerëzish. Këta njerëz përveç rojes së zëvëndësuar tashmë bëjnë edhe vetë dëzhurn për të siguruar jetën e familjarëve të tyre./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme