Situata e rëndë energjetike, Shqipëria vazhdon të huazojë nga shtetet fqinje (2 Nëntor 2000)
Qeveria shqiptare ka aprovura një fond prej 10 milion dollarësh për të importuar me urgjencë energji elektrike nga Greqia. Kjo shumë pritet të përdoret nga KESH për të paguar borxhet e prapambetura ndaj shteteve dhe kompanive të huaja. Kryeministri Meta ka premtuar se kufizimet e energjisë për popullatën do të fillojnë të zbuten. Shqipëria po përjeton krizën më të rëndë energjetike të dekadave të fundit.
Kufizimet e zgjatura në furnizimin me energji elektrike që qytetarëve i kanë vështirësuar dukshëm kushtet e jetesës së tyre ndërsa qeveria shqiptare po bën përpjekje për uljen e përmasave të krizës duke blerë energji elektrike nga fqinjët.
Ndërkohë KESH ka mundur të sigurojë importe energjie nga vendet fqinje. Nga Maqedonia rreth 4 milion kilovat orë dhe Mali i Zi 2 milion kilovat orë në ditë. Pritet të importojë dhe nga Sllovenia dhe Greqia. Megjithëse dje, por dhe gjatë gjithë natës së sotme ka rënë shi i dendur, kjo nuk pritet që t’a ndryshojë shpejt situatën hidroenergjetike në Shqipëri./tvklan.al