Situata e rendit në Berat, ministri Ilir Gjoni inspektim në Berat – (30 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Paraditen e sotme në qytetin e Beratit ka mbërritur për një vizitë pune Ministri i Rendit Publik Ilir Gjoni, si dhe Ministri i Drejtësisë Arben Imami. Qëllimi i vizitës ishte njohja me situatën e rendit dhe qetësisë publike në Prefekturën e Beratit. Në prefekturë është zhvilluar një mbledhje, ku prefekti Krenar Suku, me bindje tregoi se situata e rendit po përmirësohet, duke garantuar rend jo vetëm tek qytetarët, por edhe tek biznesmenët.
Më pas një analizë më të hollësishme e ka bërë Drejtori i Qarkut të Beratit. Berati i para tre viteve ishte qyteti ku mbretëronte dhuna e bandat, ndërsa sot është krejt ndryshe. Duke krahasuar vrasjet e ’97, ato tani janë ulur 10 fish. Po kështu është arritur të mblidhen edhe sasi të mëdha armësh e municionesh.
Pas takimit në prefekturë, Ministri i Rendit Gjoni, ka bërë një vizitë edhe në shtëpinë e dëshmorit të atdheut kolonel Arben Zylyftari./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti