Situata e rënduar në hidrocentrale, KESH importon energji – (31 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Thatësira e vazhdueshme po shteron dita-ditës, gjendjen e ujit në hidrocentralet tona. Niveli i hidrocentralit të Fierzës nga 259 metra ka rënë në 247. Gjendja do të fillojë të ndryshojë vetëm atëherë kur çdo ditë të bjerë nga 30 centimetra shi. 1.5 milion kilovat orë importohet çdo ditë nga Mali i Zi, ndërkohë që nevojat për këtë periudhë janë 16 milion kilovat orë. Në vend prodhohet vetëm 8.5 kilovatë.
Sipas drejtorit të shpërndarjes Thanas Gjika, një kontratë e re është lidhur nga KESH-i me Slloveninë e cila do të nis punë në 3 Nëntor, duke importuar 1.5 milion kilovatë orë në ditë. Kjo situatë e rënduar, ka bërë që KESH-i të veprojë me regjime të rrepta kufizimesh. Nëse dy ditë më parë në të gjithë Shqipërinë shpërndahet 12 milion kilovatë orë, sot kufizimi shkon deri 10 milion kilovatë. Nëse do të vazhdojë kjo situatë, ndërhyrjet për kufizime do të jenë gjithnjë në orët e mbrëmjes./tvklan.al