Situata e rënduar në Kosovë dhe vizita e Sdago Ogadës (18 Dhjetor 1998)
Komisarja e lartë e OKB-së për refugjatët Sdago Ogada fillon një vizitë tre ditore në Kosovë për forcimin e bashkëpunimit mes funksionerëve humanitarë dhe misionit të verifikimit të armëpushimit midis serbeve dhe shqiptarëve. Kjo do të jetë vizita e tretë e Ogadës në rajon që prej fillimit të vitit dhe e dyta në Kosovë.
Ogada do të takojë edhe personat e kthyer në Kosovë nga lufta. Ajo do të takojë gjithashtu dhe personat që kanë frikë akoma të kthehen në shtëpitë e tyre. Në Prishtinë ajo do të takohet me shefin e komisionit të verifikimit të OSBE-së, ambasadorin William Walker dhe udhëheqësin shqiptar Ibrahim Rugova.
Qëllimi i takimeve të Ogadës është forcimi i misionit të verifikimit civil dhe për të ndihmuar të shpërngulurit. Zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi deklaron se nuk janë vrasës të gjashtë civilëve serbë. Ibrahim Rugova deklaron se gjendja e rënduar në Kosovë e bën të domosdoshëm vendosjen e trupave të NATO-s./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori