Situata e shirave dhe përballimi i përmbytjeve
Krifca: Strukturat në gatishmëri totale
Në takimet e saj të para si ministre e Bujqësisë, Frida Krifca, mblodhi bordin e ujitjes dhe kullimit, të cilit i kërkoi gatishmëri totale të strukturave në shërbim të banorëve, bizneseve, fermave dhe territorit në zonat rurale. Një mobilizim më të madh kërkoi për parandalimin e përmbytjeve.
Sipas Krifcës, bashkëpunimi i bashkive është themelor për të menaxhuar këto situata. Krifca nënvizoi se prej së shtunës të gjithë strukturat do të jenë të angazhuara në terren për të menaxhuar rastet që mund të paraqesin problematikë në zonat rurale.
Tv Klan