Situata e të vrarëve në Kosovë (07 Nëntor 1998)


Situata e të vrarëve në Kosovë (07 Nëntor 1998)

11:53 07/11/1998

Komiteti Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut njoftoi se nga lufta në Kosovë janë vrarë dhe masakruar 1770 shqiptarë. Midis viktimvae 1341 janë identifikuar ku në totalin e të vrarëve 207 viktima janë gra ndërsa 193 janë fëmijë. Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refiugjatët thotë se nga 10 mijë persona që jetonin në qiell të hapur janë kthyer në fshatrat e tyre. Sipas akademikut Rexhep Qosja, Kosova mbetet në kuadrin e Serbisë dhe Jugosllavisë. Qosja gjithashtu vuri në dukje se marrëveshja Hollbruk-Millosheviç nuk krijon kushtet e nevojshme paraprake të qëndrueshme për paqe, madje as për zgjidhjen e dramës humanitare. Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç pas takimit me Brukel, ka deklaruar se arsyeja pse nuk kanë pranuar refugjatë nga Kosova ka qënë frika se mos do të ballafaqoheshin me një valë të madhe refugjatësh por tashmë ndihen të gatshëm të presin këdo që ka nevojë të strehohet në Republikën Malazeze. Ndërsa jugosllavët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen pasi është detyra e tyre kushtetuese dhe patriotike që të mbrojnë vendin e tyre.

Pamje ushtarë serbë, shtëpi të djegura, refugjatë kosovarë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme