Situata me koronavirusin, reagon ambasada amerikane


Situata me koronavirusin, reagon ambasada amerikane

16:38 10/03/2020

Ambasada amerikane në Tiranë në një deklaratë për shtyp thotë që të gjithë duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër koronavirusit.

Ambasada shprehet se të gjithë liderët shqiptarë kanë pranuar se kjo është një kohë për qetësi, dhe përgjegjshmëri nga ana e publikut, por edhe e liderëve.

“Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë./tvklan.al






Të ngjashme