Situata në Aeroportin e Rinasit – (29 Qershor 1999)


Situata në Aeroportin e Rinasit – (29 Qershor 1999)

15:56 29/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot pas shpalljes së grevës nga sindikata e punonjsve të aviacionit, disa prej avionëve të kompanive ajrore ADA AIR, Alitalia, Malev, kanë mundur të ulen në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë nuk është lejuar të ulet në Rinas avioni Swiss Air. Avion i cili do të zbriste në Rinas për të marrë Presidentin e Republikës Mejdani. Ky avion ka qëndruar rreth një orë mbi aeroportin e Rinasit.

Më pas avioni Swiss Air është detyruar të zbrez në Brindizi për të marrë karburant. Më vonë kontrollorët grevistë i kanë kërkuar avionit Swiss Air të vij në Tiranë për të marrë Presidentin Mejdani, por ndërkohë avioni i Swiss Air është kthyer për në Zyri, duke refuzuar uljen në Rinas dhe dukelënë presidentin Mejdani së bashku me ministrin e Financave Angjeli dhe kryetarin e komisionit parlamentar të Ekonomisë Malaj pa shkuar në mbledhjen e Salsburgut.

Më vonë sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punës dhe transportit bëhet e ditur se punonjësit e agjensisë nacionale të trafikut vazhdojnë të mbajnë të bllokuar këtë trafik ajror. Por njoftohemi se është lejuar të ulet në Rinas avioni Turkish Airlines.

Dita e sotme ka qenë mjaft e çorientuar për hapësirën ajrore shqiptare, si dhe për të vetmin aeroport ndërkombëtar në Shqipëri. Ende ndërhyrja e qeverisë është e pafuqishme për të normalizuar situatën e pesë grevistëve të Rinasit. Ndaj sot pas një vizite të shkurtër në Rinas, Presidenti Mejdani është kthyer në Tiranë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme