Situata në Kukës të ardhurit nga Kosova – (27 Mars 1999)


Situata në Kukës të ardhurit nga Kosova – (27 Mars 1999)

21:49 27/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gazetari:- Si paraqitet situata sot në zonën e Kukësit dhe zonën kufitare?

Korrespondenti i Kukësit:- Sot situata në brezin kufitar Kosovë – Shqipëri, në rrethet Kukës dhe Has paraqitet mjaft e tensionuar, si rezultat i ditës së tretë i bombardimeve të Natos në Serbi. Ka patur një fluks të madh të ardhurish nga Kosova në pikën e Vërnicës, për në territorin shqiptar. Deri tani mund të kenë ardhur rreth 300 kosovarë dhe vazhdon ardhja e tyre në këto momente. Ato janë dëbuar nga forcat ushtarake serbe për në kufirin tonë kombëtar.

Gazetari:- A ka të keqtrajtuar dhe njerëz të masakruar nga forcat serbe?

Korrespondenti i Kukësit:- Po sipas bisedimeve që kemi bërë paraprakisht me të ardhurit nga Kosova në pikën e Morinit, ata shprehin me lot në sy, me dhimbje terrorrin që kanë ushtruar sebët ndaj popullsisë civile.

Gazetari:- Me ç’mënyrë e kalojnë kufirin me mjete apo në këmbë?

Korrespondenti i Kukësit:- Ato kanë kaluar në këmbë, më pas në pikën e Morinit të territorit shqiptar, janë transportuar nga forcat e komisariatit të policisë dhe kufitare dhe shtabi i prefekturës. Ata janë transportuar për në Kukës, ku një pjesë e të ardhurve janë marrë nga familjet kuksiane. Sipas njoftimit të fundit që kemi nga pika e kalimit në Pogaj shihet qartë njerëzit që qëndrojnë në pikën e Vërnicës për të të kaluar kufirin./tvklan.al






Të ngjashme