Rusia: Platforma shqiptare rrezikon Maqedoninë


Rusia: Platforma shqiptare rrezikon Maqedoninë

15:20 03/03/2017

Rusia ka akuzuar drejtpërdrejt Bashkimin Europian dhe NATO –n se po kërkojnë t’i imponojnë Maqedonisë platformën shqiptare, që sipas saj, është hartuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit.

Ne deklaratën e parë zyrtare për krizën politike në Maqedoni, Ministria e Jashtme ruse, thotë se kjo platforme është bazuar mbi idenë e Shqipërisë së Madhe, me pretendime territoriale nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Greqia.

“Ne besojmë se kjo linjë është shumë e rrezikshme dhe ajo mund të çojë në shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë dhe destabilizimin e të gjithë Ballkanit”, thuhet në deklaratën, që ruan të njëjtën linjë me atë të presidentit Ivanov, qe refuzoi të mandatojë Zoran Zaev si kryeministër.

Kjo krizë, sipas Ministrisë së Jashtme ruse, është provokuar nga ndërhyrja e jashtme në punët e brendshme të vendit dhe për këtë arsye ajo po përkeqësohet.

Moska thotë se Perëndimi po përpiqet të përfitojë nga pakica shqiptare që të vendosë në pushtet opozitën humbëse, e cila ka pranuar kërkesat e shqiptarëve, të cilat tingëllojnë më shumë si një ultimatum dhe që çojnë në prishjen e bazës kushtetuese të vendit.

Sipas saj, “tentativat e vazhdueshme destruktive për të imponuar nga jashtë skemat që janë në kundërshtim me votuesit maqedonas vetëm mund ta përkeqësojnë situatën”

Ne Shkup, mbrëmë pati serish protesta kundër bashkëpunimit te Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit për formimin e qeverise se re. Përkrahësit e ish –kryeministrit, Nikolla Gruevski, kanë vërshuar në rrugë për t’a kundërshtuar platformën e bashkëpunimit mes tyre./Tv Klan






Të ngjashme