Situata në Maqedoni, Tirana pa reagim zyrtar


Situata në Maqedoni, Tirana pa reagim zyrtar

19:38 02/03/2017

Qeveria e Tiranës nuk ka reaguar ende zyrtarisht ndaj akuzave te drejtpërdrejta qe vijnë nga Maqedonia se ajo ka ndërhyrë ne punet e brendshme te vendit fqinj me hartimin e platformës shqiptare. Tv Klan meson se ne ministrine e jashtme është diskutuar per zhvillimet e fundit ne Maqedoni, por ende nuk dihet nëse do te kete nje reagim zyrtar.

I vetmi reagim është ai i kryeministrit Rama në rrjetet sociale ku i drejtohet Presidentit Ivanov duke i thënë se: “Gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni dhe se pa shqiptarët nuk mund të ketë Maqedoni”. Sot kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu shqetësim për situatën dhe keqardhje për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat sipas tij cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.

Ndërsa kryetari i PD-së Basha e konsideroi qëndrimin e presidentit Ivanov nje akt diskriminimi etnik qe nuk i kontribuon harmonise midis etnive shtetformuese ne Maqedoni. Edhe  ish-kryeministri Berisha reagoi në rrjetet sociale duke e quajtur refuzimin e presidentit Ivanov një akt absurd dhe te rrezikshem per stabilitetin e vendit per shkak te albano-fobise se tij te papranueshme ndaj gjuhes shqipe.

Tv Klan






Të ngjashme