Situata në Siri e pashpresë
Zyrtarë të ushtrisë dhe organeve amerikane të zbulimit po shtrojnë pyetjen nëse Rusia ka dëshirën apo kapacitetin për të bërë ndonjë gjë rreth krizës në rritje në Siri, duke akuzuar kështu Moskën për vazhdimin pafundësisht të katastrofës humanitare.
Akuzat vijnë ndërsa ushtria siriane njoftoi një fushatë të re të enjten për të rimarrë zonat e mbajtura nga rebelët në qytetin verior Aleppo, duke shuar shpresat për rivendosjen e një armëpushimi dhe dërguar ndihma tek popullsia civile tashmë e rrënuar nga lufta civile pesë vjeçare.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u tha gazetarëve se Uashingtoni do të vazhdojë nxitjen për një zgjidhje politike të negociuar të situatës në Siri.
Një zyrtar amerikan i zbulimit tha se Rusia mund të bëhet e besueshme në se vepron me mirëbesim për zbatimin e procesit politik, por ai shprehu dyshim se Moska do të bënte një gjë të tillë.
Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari theksoi se i vetmi rezultat i pranueshëm i zgjidhjes politike do të ishte largimi i presidentit Bashar al-Assad./tvklan.al