Situata në spitale përplas Ramën dhe Bashën
Kryeministri dhe kreu i opozitës nxjerrin pamje online
Akuzave të opozitës se në spitalet covid nuk ka kapacitete shtretërish dhe se shëndetësia ka rënë në kolaps, Kryeministri Rama iu kundërpërgjigj me pamje nga brenda spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi”.
Në materialin video, drejtori i këtij spitali Perlat Kapisizy thotë se Covid 2 ka një staf prej 470 punonjësisht që u shërbejnë ditë natë pacientëve.
“Aktualisht kemi rreth 170 të shtruar, pra janë dhe 30 shtretër të lirë të cilët mund të përdoren. Kanë ardhur edhe monitorë jo vetëm respiratorë”.
Por Lulzim Basha, replikën Edi Ramës ia ktheu përmes dy videove, njëra pas tjetrës, duke e cilësuar propagandë false dhe dështim Kryeministrin Rama.
“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Askush nuk e përtyp propagandën tënde false”.
Sipas Bashës, shëndetësia është në kolaps dhe se të sëmurët nuk mund ta përballojnë faturën e majme të barnave që u duhet për t’u mjekuar.
Tv Klan