Situata në Tetovë, ushtarët maqedonas djegin 5 shtëpi shqiptare (20 Mars 2001)
Paralajmërimet për fillimet e një ofensivë të plotë kundër forcave shqiptare të UÇK-së në malet përreth Tetovës, janë pasuar nga një bombardim i rëndë të forcave të ushtrisë speciale maqedonase. Predhat e artelerisë u dëgjuan të vërshëllenin dhe një tym i madh doli nga disa shtëpi në kodër. Ndërkohë për herë të parë forcat maqedonase kanë përdorur tanke dhe bombarduar malet përreth. Autoritetet luftarake maqedonase kanë grumbulluar 10 tanke dhe një numër të madh ushtarësh në qytetin e Tetovës. Ndërkohë bëhet e ditur se 5 shtëpi shqiptare janë djegur.
Megjithatë zëdhënësit e ushtrisë thanë në Shkup se ushtria sëbashku me policinë po vepronin vetëm kundër terroristëve, por ato po tregojnë shumë kujdes për të mos shkaktuar humbje në civilë. Shtëpitë në kodra, shumë pranë tetovës janë bombarduar nga forcat maqedonase. Ndryshe nga ditët e mëparme, bombardimet zhvillohen shumë afër qendrës së qytetit. Ndërkohë banorët lokalë u kanë dërguar ushqime, limonata dhe birrë luftëtarëve të cilët bëjnë pushimin e drekës./tvklan.al