Situata në Veri nga bombardimet serbe (5 Qershor 1999)
Në 24 orët e kaluara situata në Veri të vendit ka vazhduar të jetë e tensionuar si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të artilerisë serbe kundër territorit shqiptar. Sot është qëlluar kundër fshatit Letaj të rrethit të Hasit pa shkaktuar dëmtime në njerëz. Nga bombardimet e mbrëmshme në Has janë plagosur tre shtetas shqiptarë dhe një vajzë 16 vjeçare ka vdekur nga plagët në spital. Në 24 orët e fundit në Tropojë kanë rënë 15 predha serbe. Dje pasdite janë qëlluar fshatrat Gegaj, Lushaj, Golaj, Perollaj dhe Mali Dobullit./tvklan.al