Situata në Vlorë dhe në Gjirokastër


Situata në Vlorë dhe në Gjirokastër

19:52 10/01/2021

Çuçi: Projekt për grykëderdhjen e Vjosës

Pas reshjeve të ditëve të fundit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u ndal edhe në Gjirokastër teksa pa nga afër investimet në lumin e Kardhiqit.

Sipas minsitrit Çuçi, investimet për mbrojtjen lumore kanë shmangur përmbytje edhe në këtë zonë të banuar.

Më herët ministri u ndal edhe tek ura e Mifolit në Vlorë, një nga zonat më problematike nga përmbytjet.

Çuçi tha se është gati projekti nga pjesa e Mallakastrës e deri në Novoselë, për një argjinaturë 650 metra drejt grykëderdhjes së Vjosës që do shmangë përmbytjen e tokave bujqësore dhe banesave.

Tv Klan






Të ngjashme