Situata nga moti/ Ministrat Gjiknuri, Xhaçka e Manastirliu në terren
Ministri i Energjisë, Ministrja e Mbrotjes, Ministrja e Shëndetësisë ishin në terren ku inspektuan nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet. Më poshtë gjeni inspektimet e tyre në terren gjatë mbrëmjes të së enjtes.
Gjithashtu, autoritetet siguruan akomodimin e banorëve të Valiasit që u prekën nga përmbytjet, si dhe dhanë informacion për gjendjen shëndetësore të elektriçistëve të cilët mbetën të plagosur pas një shpërthimi të ndodhur në nënstacionin e Shkodrës.
Ora 00:21/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi spitalet e Tiranës për të parë nga afër gjendjen e gatishmërisë kryesisht në spitalin i Traumës dhe QSUT, të cilët përballojmë fluksin më të madh në situatë emergjence. Gjatë takimit me mjekët, Ministrja kërkoi gatishmëri maksimale për çdo rast emergjence të pritshme, qoftë gjate natës apo në orët në vijim. Situata aktualisht paraqitet e qetë në urgjencën e QSUT dhe në spitalin e Traumës.
https://www.youtube.com//embed/u-ZdHVXe4V0
Ora 00:00/ Banorët e Valiasit akomodohen në qendrën shëndetësore të forcës tokësore në Zall Herr.
https://www.youtube.com//embed/WXg1RiRfQbQ
Ora 23:26/ Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkoi në Qafë Kashar ku takoi trupat që po punojnë në terren.
https://www.youtube.com//embed/rWVpkLOZlH8
Ora 23:07/ Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe Administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së Ardian Çela, inspektuan nënstacionin e Kasharit.
https://www.youtube.com//embed/XVMGWXbYxo8
Ora 23:00/ Ministri Gjiknuri ishte në autostradën Tiranë-Durrës ku është përmbytur rruga.
https://www.youtube.com//embed/8cULqlM1QRI
Ora 22:50/ Më herët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbërritën për një trajtim më të specializuar dy punonjësit e OSHEE të plagosur, si pasojë e shpërthimit të ndodhur në nënstacionin e Shkodrës.
Sipas mjekëve, gjendja e njërit prej të plagosurve, E.H. 30 vjeç është e rëndë, për shkak të shkallës së lartë të djegies, në masën 60%. Ndërsa punonjësi tjetër i OSHEE, me inicialet A.A, i djegur në masën 25%, është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht të dy punonjësit po i nënshtrohen terapisë intensive dhe mjekët po ndjekin nga afër gjendjen e tyre.
https://www.youtube.com//embed/hxZZHYx2AUA
Duke marrë shkas nga situata e krijuar për shkak të reshjeve, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një mbledhje urgjente me institucionet në varësi, për marrjen e masave të nevojshme. Në mbledhje, ku të pranishëm ishin drejtues të Drejtorisë Burgjeve dhe stafi i përcaktuar në Ministri për Emergjencën, u diskutua plani i masave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me rritjen e sigurisë në këto institucione dhe kalimin në gatishmëri të punonjësve të tyre.
/tvklan.al