Situata Palestinë – Israel vazhdon të jetë në tension (16 Nëntor 2000)
Përherë dhe më e fortë era e luftës në Lindjen e Mesme. Natën e kaluar, raketat e ushtrisë izraelite kanë goditur qytetet e Palestinës. Sipas burimeve palestineze dje janë vrarë 8 palestinezë si pasojë e goditjeve sporadike dhe bombardimeve. Ndërsa burime ushtarake izraele bëjnë të ditur se është goditur mbrëmë dhe shkatërruar një bazë ushtarake e Arafatit.
Kryeministri izraelit i ka bërë thirrje ushtarëve të tij të bëhen gati për një luftë të gjatë me Palestinën. Me gjithë ndërhyrjen ruse dhe me anë të ministrit të Jashtëm Ivanov duket se Izraeli është i bindur për të vazhduar sulmet që sipas tij janë për të frenuar aktet terroriste palestineze.Deri tani numri i të vrarëve në 6 javë është 230 ku 80% e tyre janë arabë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori