Situata pas bombardimeve në Jugosllavi – (6 Qershor 1999)


Situata pas bombardimeve në Jugosllavi – (6 Qershor 1999)

22:51 06/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas dy muaj bombardimesh në Jugosllavi, ekonomia Jugosllave që ishte një nga ekonomitë më të zhvilluar të ish-kampit komunist tashmë është shkatërruar plotësisht. Kështu janë shkatërruar ura, fabrika, shkolla, spitale, aeroporte, etj. Vlera e gjithë këtyre shkatërrimeve kap shifrën 120 miliard dollarë.

Sipas një bilanci të bërë deri tani në Jugosllavi gjatë këtyre dy muajve bombardimesh janë shkatërruar 200 fabrika dhe centrale elektrike. Ndërkohë sipas të dhënave më të fundit papunësia në Jugosllavi është dyfishuar me shifrat e paraluftës. Pra sot në këtë vend 2/3 e popullsisë nuk merr rrogë në fund të muajit, por përpiqet të mbijetojë përmes tregtisë së vogël dhe kontrabanda.

Këto janë pasojat e politikës së ndjekur nga presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç. Pra kur të mbaroj lufta e ardhmja ekonomike e Jugosllavisë është e pashpresë. Për tu rimëkëmbur kjo ekonomi duhen ndihma nga vendet perëndimore. Sipas burimeve të DASH Serbia nuk do të ndihmohet derisa ajo të dorëzoj presidentin Millosheviç ne Gjykatën e Hagës./tvklan.al






Të ngjashme