Situata reale në dhënien e ndihmës së parë nga vullnetarët e Kryqit të Kuq (16 Shtator 2000)
Ky është rasti i improvizuar i një të droguare e cila pas ka marrë dozën me injeksion është pa ndjenja. Ndihmën e parë e japin për çdo rast të tillë vullnetarët e Kryqit të Kuq. Këto momente janë stimulim për të sjellë situatën sa më reale. Ky takim kombëtar është i përvitshëm dhe realizohet në ambjente publike, por vullnetarët mësohen në ndërhyrjen e aksidenteve në situata reale.
Pasi janë trajnuar si vullnetarë të ndihmës së parë ata tashmë veprojnë këtu. Ky është momenti i një aksidenti me makinë ku tre veta janë të plagosur dhe kërkojnë ndihmën e parë. Sot u stimuluan rastet e aksidenteve ,pickimit të gjarprit, hemoragjisë dhe gjakut nga hundët. Këta nxënës janë ekipe të komiteteve lokale të Kryqit të Kuq të gjashtë rretheve të vendit. të cilët kanë qenë prezentë dhe në dhënien e ndihmës së parë tek të ardhurit nga Kosova./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti