Situata sinoptike në vend, shirat prekin gjithë Shqipërinë – (9 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shirat e imët duke filluar që mbrëmë, kanë prekur të gjithë territorin e vendit tonë. Sipas parashikimeve të motit, këto shira kanë përmirësuar paksa edhe situatën në liqenin e hidrocentralit të Fierzës. Niveli i ujërave ka shkuar në 254.13 metër. Prurjet në lumin Drin nga 100 metra kub në sekondë, që ishin dje, sot kanë shkuar në 200 metra kub në sekondë.
Përmirësimi i situatës energjetike në vend, ndihet në kufizimet e vogla të dritave në mjaft qytete. Por fronti atmosferik i sotëm është vetëm kalimtar. Sipas parashikimeve nga Instituti i Sinoptikës, reshjet sot kanë prekur të gjithë vendin. Për ditët në vazhdim pritet që moti të jetë i kthjellët./tvklan.al