Situatë e tensionuar në vend, flet prokurorja e përgjithshme Ina Rama


Situatë e tensionuar në vend, flet prokurorja e përgjithshme Ina Rama

Autori: Blendi Fevziu

23:30 26/01/2012

E ftuar në emisionin “Opinion” ka qenë prokurorja e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama. Edhe pse është një situatë disi e tensionuar, sipas saj është një periudhë e mirë për të dhënë disa përgjigje.

E pyetur fillimisht nga drejtuesi i emsionit, Blendi Fevziu për arsyen e daljeve të rralla publike në televizion, por edhe në konferencat e shtypit, Ina Rama përgjigjet: Ka qenë një zgjedhje krejtësisht e imja, sigurisht e shoqëruar me disa arsye. Së pari sepse në parim mendoj se puna e prokurorit të përgjithshëm  nuk është një punë që duhet ekspozuar kaq shumë në televizion, ka diskredicionin e saj. Për të ruajtur atë punë që bëhet brenda sistemit të prokurorisë, është institucioni i sekretit hetimor që është pjesë, një nga institucionet e të drejtës penale. Edhe së dyti, sepse edhe vetë personalisht mendoj që publiku duhet të marri informacion për punën e prokurorisë përmes veprimtarisë së saj, jo nëpërmjet daljeve të shpeshta publike apo shpjegimeve të mëdha. Sigurisht që ka ngjarje, ose çaste kur nevojitet të jepen disa informacione edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë./tvklan.al






Të ngjashme