Situatë e turbullt tek Partizani


Situatë e turbullt tek Partizani

17:15 02/02/2018

Partizani – Kamza pritet të jetë një nga përballjet më interesante të javës së 18 të Superligës. Të gjendura me 2 pikë diferencë, Kamza në vendin e 5 vjen pas fitores me Laçin, ndërsa Partizani në të 6-in nuk është i qetë, pasi e nisi vitin me dy humbje.

“Si për koincidencë ashtu si 9 javë më parë pas humbjes me Flamurtarin Partizani dobët përballet me Kamzën. Dështimi me skuadrën e Ramadan Ndreut i kushtoi postin e trajnerit Mark Iulianos. Kësaj here të kuqtë janë po aq të ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht jo vetëm nga humbjet, por edhe nga mungesa e trajnerit Starova”.

Gjendja që po kalojnë lojtarët e Partizanit ka vënë në alarm Kamzën. Trajneri Ramadan Ndreu e përshkruan si thikë me dy presa

“Është thikë me dy presa. Varet si e përjetojnë. Ne jemi më lart moralisht”.

Të dy ekipet vijnë me shumë lojtarë të rinj tek të cilët besojnë se do të bëjnë ndryshimin. Të kuqve u është rikthyer Edgar Çani, por vështirë të arrijë kondicionin fizik në pak ditë. Takimi do të luhet të dielën në 16.00 në “Selman Stërmasi”.

Tv Klan

 






Të ngjashme