Situatë kritike në Britani


Situatë kritike në Britani

17:49 21/04/2020

828 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Britania e Madhe ndodhet në një fazë kritike të luftës ndaj Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit atje kanë humbur jetën 828 persona.

Sipas BBC, numri total i viktimave në ishullin britanik ka shkuar në 17 337. Numri i rasteve të reja është rritur gjithashtu ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

4 301 infektime të reja janë raportuar nga mediat duke e çuar numrin total në 129 044. Të hënën në Britaninë e madhe u kryen 18 206 teste. Mirëpo qeveria ka një synim të qartë, që deri në fund të Prillit të arrijë 100 000 teste në ditë.

Sipas BBC shifrat e fundit të viktimave nuk përfshijnë ata që kanë humbur jetën në shtëpitë e tyre apo të atyre në shtëpi përkujdesjeje./tvklan.al






Të ngjashme