Sizmiologët: Lëkundjet e tokës do të vazhdojnë


Sizmiologët: Lëkundjet e tokës do të vazhdojnë

15:10 16/10/2016

7 ballë ka qenë ndjeshmëria e tërmetit, me magnitudë 5,6 të shkallës Rihter që goditi Janinën në orën 10:15. Leskoviku ishte qyteti më i afërt me epiqendrën, por lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera.

Tërmëti është shoqëruar nga qindra pasgoditje, 12 prej të cilave konsiderohen të forta.

Lëkundjet vazhdojnë por sipas sizmiologëve nuk mund të parashikohet se si do të jetë ecuria e tyre.

Drejtori i shërbimit kombëtar të mbrojtjes antizmike, Eftimios Lekas nga Janina ka deklaruar se “nuk është e mundur të përcaktojmë nëse do të shfaqet një tërmet më i fuqishëm apo nëse tërmeti i parë ishte kryesori”, sipas tij  duhet pritur të paktën 48 orë, për të nxjerrë konkluzione të sakta.

Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar panik mes banorëve të Janinës të cilët kanë kaluar jashtë natën nga frika e tërmeteve pasues.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme