Sizmologu gjerman: Lëkundjet do të pakësohen


Sizmologu gjerman: Lëkundjet do të pakësohen

16:35 29/11/2019

“Ndërtimet të ngrihen duke pasur parasysh tërmete të tillë”

Sizmologu i njohur gjerman Frederik Tilman thotë se mundësia është që lëkundjet e fuqishme të tokës të pakësohen gjatë ditëve në vijim. Në një intervistë për Dojçe Velen, kreu i sektorit të sizmologjisë në qendrën e studimeve gjeologjike në Potsdam e shpjegon këtë duke iu referuar statistikave.

“Për fat të keq këtu nuk mund të bëhen pohime të sigurta, por lajmi i mirë është, se aktiviteti do të zbehet gradualisht ditët e ardhshme. Për fat të keq nganjëherë ka sekuenca më të gjata të tërmeteve të një force të konsiderueshme si në Italinë qendrore në vitet 2016 dhe 2017. Deri tani shkencëtarët nuk mund të përjashtojnë përfundimisht se mund të ketë një tërmet edhe më të madh, por me siguri ky skenar nuk është i mundshëm”.

Tilman hedh poshtë pretendimet e qarkulluara ditët e fundit në media se Shqipëria është e dyta pas Japonisë për lëkundjet sizmike.

“Pa dyshim se tërmetet në Japoni për nga përmasat më të forta dhe më të shpeshta dhe tërmetet me magnitudë 6,4 si tërmeti në Shqipëri nuk janë gjë e rrallë. Sidoqoftë shumica e tyre ndodhin nën tokë në një farë distance nga bregdeti dhe për këtë arsye nuk shkaktojnë tronditje të mëdha në tokë. Megjithatë rreziku nga tërmetet në Japoni është tepër më i lartë sesa në Shqipëri”.

Sizmologu gjerman thotë se shembulli i Japonisë duhet të ndiqet në ndërtimin e banesave që përballojnë lëkundje shumë të forta dhe të forcohen strukturat e ngritura deri më sot për të shmangur viktimat në raste katastrofash nga tërmetet. 

Tv Klan






Të ngjashme